Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” Sabiani dhe Iliri krijuan një miqësi shumë të ngushtë. Madje deklarata e Sabianit se Iliri është 100 mijë euroshi i tij bëri xhiron e rrjetit. E po ashtu, ata patën deklaruar se nëse njëri prej tyre largohet nga shtëpia do largohet edhe tjetri.
Kjo miqësi siç pritej ka vazhduar dhe jashtë dhe ish-banorët janë takuar edhe me familjet e njëri-tjetrit.
Por duket se Iliri nuk është edhe aq tolerant nga Sabianit.
Së fundmi këngëtari ka ndarë një nga vidot me Fifin gjatë qëndrimit në Big Brother ku këndon këngën e tij të famshme “kë të marr e kë të lë”.
“Lërë atë. Gjithmonë bashkë”, i ka komentuar menjëherë Iliri, por e ka shoqëruar me një emojë duke qeshur./albeu.com/