Rrahu me grushte dy të reja, arrestohet dhunuesi serial i vajzave në Tiranë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme është arrestuar 30-vjeçari Denis Telo, i cili rrihte vajzat në Tiranë.

Dje ai dhunoi dy vajza të tjera, që ishte rasti i 9-të i raportuar për të i dhunimit të gjinisë femërore.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 27.03.2022 10:34