U shty prej pandemisë, vendosen më në fund datat kur do të mbahet Eurovizioni

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Eurovisioni u shtye këtë vit, teksa publiku nga mbarë bota e priste me padurim.

Së fundmi është konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 maj dhe 20 maj dhe Finalja e madje në 22 maj 2021.

Datat për edicionin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Rotterdam, vendi ku do të mbahet spektakli në vitin 2021.

Kujtojmë që Shqipëria nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të përfaqësohet sërish nga Arilena.


Shtuar 16.06.2020 16:54