Italia drejt shërimit nga COVID-19, 34 viktima dhe 210 raste të reja pozitive

Italia regjistron sot 34 viktima e 210 raste pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i viktimave me koronavirus ka arritur më 34 405 e numri i të infektuarve në 237 500.

Autoritetet italiane të shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë përhapjes së virusit në territorin kombëtar.

Numri i personave aktivë aktualë me Covid-19 është 24 569.

Po në ulje është numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore . Aktualisht janë 3301 e 177 po kurohen në repartet e terapisë intensive.

178 526 është numri i personave të shëruar nga virusi e 1516 janë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë më i prekuri nga pandemia numri i viktimave ka arritur në 16 466 e i të infektuarve më 92 060.

Sot janë shënuar 143 raste më shumë se dje.

Autoritetet italiane vazhdojnë dita ditës të kryejnë tamponë në masë të popullsisë, shkruan oranews.

Në 24 orët e fundit janë kryer 46 882 tamponë e numri i tyre i përgjithshëm është 4 695 707.


Shtuar 16.06.2020 16:45