Gjashtë automjete janë djegur në Pogradec, pasi një servis u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Leshnicë.
Burime nga policia bëjnë me dije se flakët përfshinë rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të G. P. Për pasojë janë djegur 6 automjetet që jepeshin me qira.
Nga hetimet e para dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.