Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka konfirmuar se Bayern nuk do të bëhet pjesë e Superligës Evropiane.
Flick ka konfirmuar lajmin e dhënë më parë për mediat nga Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili konfirmoi se Dortmundi nuk do të jetë pjesë e kësaj lige.
Flick mendon se kjo garë mund të lëndojë futbollin dhe e mbështet vendimin e klubeve gjermane për të mos marrë pjesë.
“Tani kam probleme tjera, nuk i di detajet e kësaj lige, por e mbështes vendimin e klubit dhe të Ligës së Kampionëve”, tha ai.
“Unë mbështes Ligën e Kampionëve, një Superligë nuk është e mirë për futbollin evropian”, përfundoi Hansi Flick.