Rikthehet tensioni, bota nën ethet e Luftës së Tretë (FOTO LAJM)

Britania e Madhe ka njoftuar futjen në detin e Zi të aeroplanmbajtëses “Queen Elizabeth” duke acaruar jo pak rusët, flota e të cilëve ka rrethuar tashmë atë ukrainase në këtë rajon.

Më shumë se 20 anije ushtarake ruse gjenden aktualisht në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje të madhe të njoftuar nga vendi, por Ukraina dhe Perëndimi e shohin këtë si një kërcënim të drejtpërdrejt të Putinit për luftë pasi forcat e Kievit avancuan gjatuë muajve të fundit në territoret e mbajtura nga rebelët pro-rusë.

Aeroplanmbajtësja britanike pritet të kalojë gjatë muajit maj në detin e Zi, ndërsa fillimisht ata kanë njoftuar palën turke për kalimin në Dardanele dhe Bosfor, siç parashikojnë edhe konventat ndërkombëtare. /abcnews

Shtuar 19.04.2021 03:04