Një muaj larg rrjeteve sociale, si e përshkruan modelja e famshme

Modelja e famshme, Chrissy Teigen deklaroi së fundmi se ishte larguar në rrjeti social ‘Twitter’.

Sipas prestigjozes “Mirror”, ky vendim i saj vjen pas 10 vitesh përdorimi, teksa kishte dhe një numër të madh të ndjekësve.

Ajo ka treguar arsyen e largimit nga ky rrjet social, duke vënë theksin tek negativiteti që ka marrë.

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, u shkreh Teigen.

Padyshim që miqtë dhe fansat e modeles u mërzitën nga vendimi i saj, por sërish i uruan asaj më të mirat.

Mirëpo, mungesa e saj nuk zgjati as një muaj dhe Chrissy u rikthye sërish! Duket se ajo është e fiksuar me këtë rrjet social dhe s’rri dot pa ndarë mendimet e aktivitetet e përditshme me ndjekësit e saj.

“Duket e tmerrshme të heshtësh veten tënde dhe gjithashtu mos të shijosh mendimet e zakonshme në ditë, por dhe të humbësh rreth 2000 miq përnjëherësh”, ka shkruar Chrissy në një status në ‘Twitter’, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë se është rikthyer sërish.

Epo edhe mungesa kaq e pat!

Shtuar 19.04.2021 03:04