Nuk dobësoheni shpejt? Arsyeja gjendet te këto baktere në trupin tuaj

Sekreti i humbjes së peshës mund të gjendet tek zorrët. Këtë ka zbuluar një studimi i ri që tregon se disa prej nesh kanë nivele më të larta pranie të një bakteri që i përgjigjet shumë shpejt dietës dhe stërvitjes. Sipas ekspertëve, ky bakter ndikon në çdo gjë, nga imuniteti i trupit tek funksionet e trurit dhe pesha.

Ekspertët nga Klinika e famshme Mayo kanë treguar se disa njerëz kanë nivele shumë të larta të llojit të bakterit anti-inamator të quajtur Phascolarctobacterium, dhe duket se ndikon shumë tek humbja e peshës.

Purna Kashyap, një gastroenterolog i njohur thotë se ende nuk është vërtetuar me siguri të plotë por mendohet të ketë një rol të madh.

Sipas tij, prania e baktereve tek njerëzit e shëndoshë është më e ulët gjë që ndikon në ngadalësimin e reagimit të trupit ndaj humbjes së peshës.

Ndërsa doktoreshë Vandana Nehra thotë se bakteret e zorrëve kanë aftësinë për t’i kthyer grimcat komplekse ushqimore në energji shtesë, dhe kjo vihet re tek energjia që kanë ata me fizik të mirë, pra të dobët dhe me muskuj.


Shtuar 23.03.2022 10:27