Spanjolli fitues i Kupës së Botës e përshkroi sulmuesin si “një dhuratë nga qielli”.
Xavi tha: “Epo, Auba ka qenë një dhuratë e shkëlqyer e rënë nga qielli për ne, sepse ai është shumë pozitiv.
Ai reagoi shumë mirë në dhomën e zhveshjes. Ai është përshtatur shpejt me atë që i nevojitet ekipit dhe me rrethanat në të cilat ndodhemi. Gjen hapësirë prapa, mund të krijojë raste, shënon gola. Ai punon shumë për ekipin.
Aubameyang i shtyn qendërmbrojtësit dhe portierin, kështu që është një privilegj ta menaxhosh atë dhe ne e dimë se ai ka shumë gola për t’i dhënë skuadrës. Unë jam shumë i kënaqur me të individualisht, sepse ai është një shembull për t’u ndjekur në stërvitje dhe të gjithë në skuadër.” /h.ll/albeu.com