Monika Kryemadhi ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së.
Në një intervistë televizive, Kryemadhi thotë se Basha është gënjeshtar dhe se ka folur keq për të në ambasadat e huaja në vendin tonë.
“Basha çfarë s’ ka thënë për Kryemadhi në për ambasada të ndryshme, gjatë kohës së koalicionit. Gënjështar i paparë. Ishte totalisht i izoluar”, tha Kryemadhi.
Më tej ajo theksoi: “Jam e nënshturar ndaj Ilir Metës sepse e ka njohur shumë mirë Bashën dhe e ka ditur shumë mirë që elementi i manipulimit ka qenë një nga pikat më të forta të tij”./albeu.com/