Ditën e sotme do të mblidhet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku pritet të vendoset një çmim i ri për naftën.
Kujtojmë se në herën e fundit, para 5 ditësh Bordi vendos i ulje të çmimi të naftës nga 211 lekë/litër në 203 lekë/litër.
Ndërsa sot pritet të mblidhet Bordi, çmimi i naftës në bursë është rritur me 109 dollarë/fuçi.
Kujtojmë se ditën që çmim i naftës në karburantet shqiptare u vendos 203 lekë për litër, çmim i naftës në bursë ka qenë 95.04 dollarë për fuçi.
Me këtë rritje të çmimit në brusë nuk dihet nëse sot do të rritet, do të ulet apo do të qëndrojë në vend çmimi i naftës dhe benzinës. Ndërkohë gazi nuk ka lëvizur, duke kushtuar 93 lekë litri.
Kujtojmë se çmimet u rriten në mënyrë drastike një javë më parë, ku në disa pika karburanti një litër naftë kapi vlerën deri në 290 lekë/litër. Kjo bëri që qytetarët të ngriheshin në protesta, dhe çmimi ra. Megjithatë, Rama thotë se çmimet janë ulur pasi është ulur dhe çmimi i saj në bursë.