Kuzhinieri i njohur shqiptar, Idrit Çela, është marrë në rrugë nga një autoambulancë në Fushë – Krujë me shenja dhune në trup.
Në dëshminë e tij për policinë, Çela është shprehur se është aksidentuar dhe se mjeti tjetër është larguar nga vendngjarja.
Kjo duket se nuk i ka bindur efektivët e policisë, të cilët dyshojnë se kuzhinieri është dhunuar. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për versionet paraprake.
Indri Çela ka marrë dëmtime në kokë e fytyrë, të cilët u konstatuan nga pamjet e siguruara nga News 24, pak minuta pas ngjarjes. /albeu.com