Kjo fundjavë, pjesa më e madhe e vendit do favorizohet përsa i përket motit të qëndrueshëm. Do kemi kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Në zonat jugore pritet që këto vranësira të jenë më të shpeshta duke krijuar mundësira për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, ndërsa në zonat jug-lindore do të kemi reshje të izoluara dëbore.
Presim një rënie të temperaturave, duke shënuar -2 gradë minimumi në zonat malore. Ndërsa temperaturat makismale do të regjistrohen në 14 gradë celcius përgjatë ultësirës perëndimore, pra do tëë kemi një rënie të temperaturave të ajrit.
Ditën e diel vijon tendenca e rënies së temperaturave. Pritet që vlerat minimale në zonat malore të zbresin edhe në -3 gradë celcius, ndërsa makimumet në ultësirën perëndimore nuk do të shkojnë më shumë se 13 gradë celcius, bën me dije meteorologu Hakil Osmani.
Ka sinjalë që java që vjen të pësojë një rritje të temperaturave duke bërë që të këmi temperatura tipike përsa i përket muajit mars. Pritet që të rriten edhe mbi 18 gradë celcius në orët e mesditës kryesisht nga mesjava dhe në vijim.
Meteorologu gjithashtu parashikon se në 15 ditëshin e para të muajit Prill mund të kemi sërish rikthime të këtyre episodeve të shkurtra të cilat ulin temperaturat në vend./albeu.com/