Sipas kryebashkikut të Lviv, mengjesin e sotëm forcat ruse kanë goditur me të paktën një raketë qytetin.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Andriy Sadoyi tha se nuk mund të konfirmonte vendin e goditjes, por nuk ishte në aeroportin e qytetit.
Pas 23 ditësh luftë, qyteti perëndimor nuk ishte prekur aspak nga agresion rus.
Ja pse Lviv është kaq i rëndësishëm:
Vendndodhja: Rreth 70 kilometra larg nga kufiri polak, Lviv është në afërsi të një shteti të NATO-s – çdo sulm këtu mund të ketë pasoja ndërkombëtare.
Refugjatët: Lviv është kthyer në pikën zero për ukrainasit e zhvendosur. Ai pret më shumë se 200,000 njerëz të zhvendosur brenda vendit, një qytet me pak më shumë se 700,000 banorë, sipas kryebashkiakut. Ata kanë vërshuar në qytet në kërkim të një sigurie relative, por shumë e përdorin atë si një pikë ndalimi përpara se të shkojnë në kufi.
Logjistika: Rajoni më i madh shërben si një rrugë thelbësore për furnizimin me armë për ushtrinë ukrainase dhe një përpjekje më e gjerë rezistence që i ka dështuar planet e Moskës për një pushtim blic.
Kultura: Qendra historike e Lviv është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Muzeu Kombëtar strehon koleksionin më të plotë të vendit të artit të shenjtë mesjetar dhe dorëshkrimeve të rralla fetare.
Baza e përkohshme: Qyteti është bërë strehë e improvizuar për shumë organizata mediatike dhe ambasada, të cilat u detyruan të zhvendoseshin nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.