Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 81 qytetarë të infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë raporton sot se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.
Sakaq, janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divajkë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamëz, Dibër, Fier, Lushnje, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.
Janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Mars 2022)
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 102
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,224
Testime totale 1,764,032
Raste pozitive 272,885
Raste të shëruara 268,764
Raste Aktive 634
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 255
Fier 100
Vlorë 66
Shkodër 56
Kukës 47
Gjirokastër 29
Elbasan 28
Korçë 20
Lezhë 16
Berat 6
Dibër 6
Durrës 5/albeu.com/