Nuk është Air Albania, Tirana zgjedh stadiumin për derbin ndaj Dinamos

Java e 26-të e Abissnet Superiore rezervon derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, teksa bardheblutë kërkojnë vazhdimësinë për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion ndërsa nga ana tjetër, blutë me trajnerin e ri Vanoli, iu duhen pikët pasi janë të përfshirë në garën e mbijetesës.

Mirëpo, derbi edhe pse i kryeqytetit, do të luhet jashtë tij pasi Tirana ka zyrtarizuar së fundmi axhendën për këtë sfidë.

Me Air Albanian që ka mbyllur dyert pasi do të përgatitet për finalen e Conference League në muajin maj dhe me Selman Stermasin që nuk është në kushtet e përshtatshme, bardheblutë kanë zgjedhur të jenë pritës në stadiumin Elbasan Arena. Në njoftimin e klubit bardheblu theksohet se takimi do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 16:45.

 


Shtuar 17.03.2022 17:12