Pavarësisht se ishte lajmëruar, Greqia ka vendosur të mos hapë kufijtë më 15 qershor.
Ministri grek i Turizmit ka deklaruar ditën e sotme se shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik.
Ky vendim vlen për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që fluturimi që është planifikuar për në datën 15 qershor Tiranë-Athinë nuk do të anulohet pasi bllokimi është bërë vetëm për turistët.
Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim, ata do të lejohen. /albeu.com/
