Barcelona duket se e ka gjetur trajnerin e ri sipas këshillave të Samuel Eto’o-së. Ish-sulmuesi i spanjollëve ka folur për të ardhmen e klubit madje thekson se i ka kërkuar Xavit që të marrë drejtimin e kampionëve.
Eto’o dhe Xavi kanë luajtur së bashku në Camp Nou dhe kanë arritur të fitojnë tituj të rëndësishëm. Kamerunasi mendon se Xavi duhet të marrë drejtimin e ekipit gjatë kohës që Messi është ende aktiv.
“I kam thënë Xavit se duhet të rikthehet te Barcelona. I thashë që duhet ta bëjë, ndërkohë që Zoti i futbollit luan akoma aty. Ai ka luajtur me Messin dhe kjo do ia lehtësojë punën, do e ketë më të lehtë se trajnerët e tjerë“, – tha ai për Radio Catalunya.
