Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal thotë se vendi i tij ka pësuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme që nga fillimi i pushtimit, dhe këmbëngul që Rusia të paguajë për restaurimin e Ukrainës pas luftës.
Shmyhal nuk hyri në mënyrën se si mund të mblidheshin saktësisht dëmshpërblimet, edhe nëse Ukraina fiton luftën, por përmendi sekuestrimin e pronës ruse jashtë vendit. Ai shtoi se Ukraina do të kërkojë gjithashtu ndihmë financiare nga aleatët.
Kryeministri i bëri komentet në takimin e së martës me liderët e tre vendeve fqinje, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia, të cilët kanë udhëtuar në Kiev në shenjë solidariteti./albeu.com