“Basha nuk mund të vendosë kushte për Berishën”, Salianji: Na tha se do të tërhiqem

I ftuar në Opinion, deputeti i Partisë Demokrati, Ervin  Salianji pohoi se në mbledhjen e grupit të shtunën, Basha tha se do të tërhiqej, por këtë qëndrim më pas nuk e artikuloi për mediat.

Njëkohësisht deputeti pohoi se kjo dorëheqje nuk ka pse të lidhet me largimin e Berishës.

Salianji: Basha tha në mbledhjen e grupit do tërhiqem.

Përderisa nuk e kemi zyrtarisht në parti, anëtar partie, nuk kemi pse të vendosim kushte. Kryetari i PD duhet të japë dorëheqjen. Shkaku është që ka patur një votë antibashë dhe u agravua pas 25 prillit. Nuk është prej vendimit të datës 9, por prej veprimeve të gabuara të Lulzim Bashës.

I pyetur se si ka reaguar Basha në mbledhjen e grupit të shtunën, Salianji u shpreh se ka mbajtur shënime.

Salianji: Në përgjithësi ka mbajt shënime. Në mbledhjen e parë ka thënë që është kurth, por ne jemi aty që t’i kalojmë kurthet, sfidat dhe ne nuk mund të themi që një parti e madhe të përfundojë e tretë dhe të themi fajet i kanë të tjerët.