“Me Rolex në protestë”, Alban Rexha thyen orën false ‘live’ dhe ka “dy fjalë” për deputetët (FOTO LAJM)

Protestuesit i janë përgjigjur sot dhe kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdimisht i ka cilësuar si politike protestat kundër rritjes së çmimeve dhe jo nga shumica e popullit, duke i etiketuar shpesh për X5-a, iPhone dhe orë Rolex protestuesit që kërkojnë naftë më të lirë, ushqime më të lira.

Një prej protestuesve, Alban Rexha e ka thyer në mënyrë demonstrative orën e tij fake Rolex, duke iu kërkuar deputetëve nëse mund t’i thyejnë dhe ata orët e tyre për ta.

Protesta e ditës së sotme u mbyll pas 120 minutave dhe është lajmëruar se qytetarët do të mblidhen në shesh çdo ditë në orën 17:00./albeu.com/

 

 


Shtuar 13.03.2022 13:37