Rangnick: Ronaldo pati paraqitjen më të mirë që kur erdha unë

Duke folur për BBC-në, pas triumfit 3-2 ndaj Tottenhamit, me “hat trick” e Cristiano Ronaldos, trajneri gjerman Ralf Rangnick vlerësoi performancën e yllit portugez.

“Ronaldo pati performancën më të mirë që kur erdha këtu. Doli mirë në stërvitjen e së enjtes së kaluar dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta nis që në fillim. Ishte një paraqitje fantastike jo vetëm për të, por edhe për të gjithë ekipin.

“Ai është i aftë, por ia doli vetëm për shkak të skuadrës. Ishte një paraqitje fantastike. Nuk ishin vetëm tre golat. Ronaldo gjithashtu pati një dinamikë të mirë me ekipin kur ata kishin topin. Ishte ndoshta ndeshja jonë më e mirë kundër një kundërshtari të cilësisë së lartë. Ishte e rëndësishme për ne të fitonim dhe kjo fitore do të na japë besim për ndeshjen e radhës ndaj Atletico Madrid, ndeshja e dytë e raundit të 16-të të Champions League”.

Ralf Rangnick, tashmë në mikrofonat e Sky Sports, mbrojti gjithashtu se portugezi vazhdon të ketë të gjitha kushtet për të luajtur për Manchester United: “Sot, ai tregoi se ka ende cilësi për të luajtur për një klub si Manchester United. Ai ka edhe cilësinë për të qenë pjesë e ekipit. Kjo është ajo që na duhet nëse duam të jemi të suksesshëm në fund të sezonit”. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 22:10