Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.
Komentet Bardhi i bëri në mbledhjen e kësaj të shtune me grupin parlamentar, ku i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen.
Bardhi ka kërkuar nga Basha që të bëjë një hap pas dhe të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, me të vetmin kusht që Berisha të mos rikthehet./albeu.com/