Nga Rruga e Kombit tek ajo Arbrit, rrugët që kanë bllokuar protestuesit (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, e gjithë Shqipëria është ngritur sërish në protestë për rritjen e çmimeve.

Nga raportimet e para mësohet se protestuesit bllokojnë aksin Axhensi – Gjykatë, pranë Prefekturës së qarkut. Mjetet janë devijuar nga policia për të qarkulluar në rrugën përgjatë lumit Osum.

Gjithashtu është Bllokuar Rruga e Arbrit nga dibranët, në shenjë proteste.

Rruga e Kombit është bllokuar dhe po ashtu rrugët në Lezhë e Durrës.

Kujtojmë se kjo është dita e tretë e protestës. Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën për rreth dy orë para Kryeministrisë më pas u shpërndanë duke bllokuar Unazën nga të dyja anët.

Pas bllokimit të Unazës, ata bllokuan qarkullimin dhe te ura në hyrje të ish-Bllokut ku pati dhe përplasje më policinë.

Protesta dje pati në të gjithë vendin dhe policia ka shoqëruar në komisariat shumë qytetarë. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës.


Shtuar 11.03.2022 17:42