Adriatik Lapaj i drejtohet Ramës: Nuk jemi në protestë për karrige, por për bukën e gojës

Qindra qytetarë kanë mbushur mbrëmjen e së mërkurës Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë, për të protestuar për të dytën ditë radhazi për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Në fjalën e tij para qytetarëve aktivisti Adriatik Lapaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë, pasi qytetarët po protestojnë për bukën e gojës dhe jo për karrige politike.

‘Sot këtu, nesër, pasnesër nuk duhet të ndalemi më. I bëj thirrje Ramës të reflektojë, ne nuk jemi këtu për të protestuar për karrige, jemi këtu për bukën e gojës, jemi këtu për dinji9tetin, jemi këtu për naftën. Le të mos e ndalojmë këtë që nisëm, jo për karrigen e njëri-t dhe tjetrit, por t’i tregojmë se nuk do t’i lëmë të tallen më’, tha Lapaj.


Shtuar 10.03.2022 18:05