Çmimi i naftës “zgjon” shqiptarët, nis protesta para Kryeministrisë (VIDEO)

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë pas rritjes së çmimit të naftës, e cila mbrëmë ka shkuar në 260 lekë për letër, ndërsa sot, në disa karburante 290 lekë.

Ndërsa qeveria ka ngritur duart lart duke thënë se çmimet i rregullon tregu dhe se kjo gjë ishte e pritshme për shkak të luftës në Ukrainë, zgjidhja e vetme për ta është të ngrihen në protestë.

Nga fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, duket se interesi është i madh pasi para Kryeministrisë janë mbledhur shumë njerëz.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka publikuar në Facebook një video pak orë më parë, duke treguar se ndodhet në Dubai së bashku me kabinetin qeveritar./albeu.com

 


Shtuar 9.03.2022 17:22