Sulmet ajrore në Sumy, vriten 22 persona, mes tyre 3 fëmijë

Njëzet e dy persona, përfshirë tre fëmijë, thuhet se u vranë të hënën në një sulm ajror rus në Sumy.

Guvernatori rajonal i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi, i tha BBC-së se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke i akuzuar ata për “vrasje masive”.

Ai i tha BBC Ukrainian: “Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”

Nëntë persona në një shtëpi të vetme thuhet se u vranë, gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjerë pjesërisht.

Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti pas një pauze në bombardimet për të hapur një korridor humanitar.


Shtuar 9.03.2022 08:50