Vritet gjenerali rus në Ukrainë, Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e 13-të të saj, bombardimet në qytete kanë vijuar, duke marrë jetë të shumta civilësh.

Sipas tyre, përpjekja e fundit ishte e dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe aktyre ukrainas të planifikuar për të hënën.

Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet në 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.