Vladimir Vavilov, kryetar i një shoqate bamirësie kundër kancerit që drejton një azil në qytetin e Kazanit, organizoi fëmijët dhe nënat e tyre të rreshtoheshin për të formuar shkronjën “Z”
Shkronja Z është bërë një simbol propagandistik që tregon mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin e tij ushtarak të Ukrainës.
Vavilov postoi foton në rrjete sociale me një mbishkrim.
“Pacientët tanë dhe i gjithë ekipi morën pjesë në të, rreth 60 persona në total, Njerëzit u rreshtuan në formën e shkronjës “Z”. Në dorën tonë të majtë mbajtëm fletëpalosje me flamujt e LPR, DPR, Rusisë dhe Tatarstanit dhe shtrënguam dorën e djathtë në grusht”.
LPR dhe DPR përfaqësojnë Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut, rajone rebele të Ukrainës që Putin i ka njohur si shtete të pavarura./albeu.com