Pamje të tmerrshme: Trupat ruse me granata largojnë civilët që përpiqen të evakuohen nga Kiev (VIDEO)

Trupat ruse synuan qëllimisht një urë të përdorur nga civilët për evakuim, sipas raporteve të mediave.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën tre persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndërsa më 5 mars, tre vullnetarë u qëlluan dhe u vranë nga pushtuesit rusë në të njëjtën zonë.

Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon trupat ruse që granatonin civilët që përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpen, periferia e Kievit.


Shtuar 6.03.2022 13:43