Një përpjekje për të hapur një korridor humanitar për civilët ukrainas për herë të parë pas pushtimit rus, dështoi dje.
Korridori pritej të ndihmonte më shumë se 200,000 njerëz të iknin nga Mariupol dhe Volnovakha të rrethuar në juglindje të vendit, por një armëpushim dështoi.
Diku tjetër luftimet kanë vazhduar në periferi të Kievit ndërsa forcat ruse përparojnë nga lindja.
Qytetet Kharkiv dhe Chernihiv gjithashtu vazhdojnë të jenë objektiva të sulmeve, ndërsa luftimet arritën në periferi të Mykolaiv.