Nafta 230 lekë për litër, Lulzim Basha ka “dy fjalë” për rritjen e çmimit (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se qeveria duhet të ulë taksat e karburanteve menjëherë, pas rritjes së çmimit të naftës.

Basha ka shpërndarë një video live nga një karburant në Tiranë, tabelat e të cilit tregojnë se çmimi i naftës dhe benzinës janë 230 lekë për litër. Basha tha se qeveria duhet t’u vijë menjëherë në ndihmë qytetarëve duke hequr Taksën e Qarkullimit.

“Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve”, tha Basha./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 17:16