Masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës, arrestohet pronari grek

Policia greke ka nisur hetimit për motivet dhe rrethanat për krimin e rëndë të ndodhur në Andravidë, ku Armando dhe Maria Klocit dhe dy fëmijët e tyre një dhe dy vjeç, u vranë të mërkurën në shtëpinë e tyre në Andravidë.

Krimi duket se është i paramenduar pasi autori 61 vjeçar kishte menduar të zhdukte gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur të ngarkonte kufomat në rimorkio për t’i transportuar.

Sipas informacioneve, familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë 61 vjeçarit grek.

Gjurmët e 61 vjeçarit  kishin humbur në mënyrë misterioze që prej pasdites së mërkurës, kur u zbulua tragjedia.

Pas një aksioni të koordinuar të policisë greke, autori i shpallur në kërkim është arrestuar në Patra.

Sipas medias greke patraneës policia me anë të një aksioni jashtë banesës së 61 vjeçarit në Andravidë kishte vënë re qarkullimin e tij pranë kësaj zone.

Siç rezultoi më vonë 61-vjeçari kishte kaluar pranë shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar.

Pak pas mesnatës së premtes, ai u gjet duke ecur në rrugën Perimetrike të Patrës në lartësinë e stadiumit Pampeloponnisia ku ishte vendosur një bllokadë, ku policia e ndaloi dhe më pas e arrestoi pa asnjë rezistencë.


Shtuar 5.03.2022 09:37