Po shkatërron me sukses tanket e artilerinë ruse, ukrainasit i kushtojnë këngë dronit turk “Bayraktar” (VIDEO)

Ukrainasit i kanë kushtuar një këngë mjeteve ajrore pa pilot të prodhimit turk “Bayraktar TB2”, që po përdoren kundër ushtrisë ruse që ka nisur pushtimin e Ukrainës në disa fronte.

Arsyeja se pse ukrainasit e ndjenë nevojën për të nderuar në këtë mënyrë këta avionë buron nga efektiviteti i tyre, pasi sipas informacioneve, falë Bayraktarit, forcat ukrainase u kanë dhënë goditje të rënda rusëve.

Pas tetë ditëve të armiqësive në fronte të ndryshme, Rusia duket se po shkakton viktima të rënda në tanke dhe automjete të tjera të blinduara. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet shtrirja e saktë e tyre, vlerësohet se forcat ruse kanë humbur qindra automjete, si dhe sistemet e komunikimit dhe lëshimit të raketave. Të paktën 33 nga këto objektiva, duke përfshirë dy trena me karburant, u shkatërruan nga avionët e prodhimit turk.

Kënga është postuar në rrjetet sociale nga ushtria ukrainase. Ritmi i tij është gazmor, ndërsa një zë mashkullor rrëfen kronikën e deritanishme të luftës me sytë e ukrainasve. “Pushtuesit kanë mbërritur në Ukrainë, uniformat e reja, hierarkia ushtarake. Por pajisjet e tyre u copëtuan”, thuhet në videon e postuar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=4M0HIqitZSc


Shtuar 5.03.2022 09:18