Befason Rusia: Zelensky është arratisur nga Ukraina në Poloni

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës ruse ka deklaruar se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është larguar nga Ukraina dhe është avakuuar në Poloni, por pala ukrainase ende nuk e ka komentuar këtë lajm.

Të enjten, më 3 shkurt, Presidenti i Ukrainës iu drejtua emocionalisht Presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar liderit rus që të negociojë personalisht me të, duke theksuar se ai ishte i gatshëm të diskutonte çdo temë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh në një konferencë pas samitit të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s se më e keqja nga pushimi rus ende nuk ka ardhur duke parashikuar ditë të zeza.

“Ky është agresioni më i keq ushtarak në dekada, me qytete, shkolla, spitale, ndërtesa banimi të bombarduara, sulme ndaj termocentraleve bërthamore. Ditët në vijim ka të ngjarë të jenë më të këqija, me më shumë vdekje dhe më shumë shkatërrime”.


Shtuar 4.03.2022 15:18