NATO: Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve: “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ai gjithashtu thotë se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihmë të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë./albeu.com


Shtuar 4.03.2022 14:42