8 ditë luftë, pamje nga qytetet e Ukrainës (FOTO+VIDEO)

Sot shënohen tetë ditë nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë. Teksa pritet të nisë raundi i dytë i bisedimeve, Moska vazhdon të sulmojë në qytete të ndryshme të vendin.

Pamjet e nxjerra nga mediat e huaja tregojnë qytete të shkatërruara. Kievi u godit nga katër shpërthime të mëdha gjatë natës, ndërsa një bllok pallatesh u godit në Borodyanka.

Mariupol dhe Kharkiv janë dy qytete të cilat janë dëmtuar më së shumti nga raketat ruse. Khersonit, qytet në jug të Ukrainës, ra sot në duart e Moskës.

Pamjet treguan automjete të blinduara që tentojnë të hyjnë në brendësi të qyteteve. Rusët iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga qytetet.

 

>


Shtuar 3.03.2022 16:55