Pas Ukrainës, një tjetër shtet i pushtuar nga Rusia kërkon të anëtarësohet në BE

Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili ka nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas kërkesës së Ukrainës sipas “Civil.ge“.

“Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit.

Pak ditë më parë, Ukraina aplikoi për integrim në Bashkimin Europian, gjë që tashmë do të ndiqet nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.

Gjeorgjia është një tjetër shtet i sulmuar nga Rusia. Në vitin 2008, forcat ruse pushtuan Abhkazinë në Gjeorgji duke e njohur atë më pas si Republikë, në mënyrë që të pengonin futjen e vendit në NATO dhe BE.

Sulmi rus në Gjeorgji zgjati vetëm pak ditë, por duket se planet e Putinit nuk po shkojnë njëlloj në Ukrainë.

 

 


Shtuar 3.03.2022 14:40