Hiqen certifikatat për hyrje në qendra tregtare në Maqedoninë e Veriut

Edhe të pa vaksinuarit për Covid-19 do të mund të hyjnë nëpër qendra tregtare. Gjatë hyrjes nëpër dyqane qytetarët më nuk duhet të dëshmojnë me certifikata që janë të vaksinuar. Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandon shfuqizimin e kësaj mase, në hapësira ku bartet maska.

“Sollëm një përfundim të rëndësishëm, e kjo është që të rekomandohet shfuqizimi i obligimit për certifikata, gjatë hyrjes në qendra tregtare, gjegjësisht në vendet ku është e obligueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave, por për zhvillimin e ardhshëm do të jemi të kujdesshëm shumë, sepse nuk duam që me shfuqizimin e gjitha masave restriktive të arrijmë rezultate të papritur“, theksoi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI.

Të lidhura

None found

Për lehtësimin më të madh të masave, Komisioni theksoi nevojën për të rritur nivelin e vaksinimit të popullsisë, e cila tashmë është vetëm 41%. Në atë drejtim, nga sot nis fushata, me të cilën të gjithë qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, do të pranojnë SMS-porosi nga mjekët amë, me datën dhe vendin e vaksinimit. Bëhet fjalë për grupet e qytetarëve mbi 65 vjeç që kanë sëmundje shoqëruese dhe ata nën 65 vjeç që kanë një numër më të madh të sëmundjeve shoqëruese.

“Sipas përllogaritjeve që i morëm nga Termini im 260 mijë qytetarë bëjnë pjesë në grupin me rrezik të lartë, 130 mijë apo gjysma e tyre nuk janë të vaksinuar plotësisht, ndërsa gjysma tjetër nuk e ka marrë dozën përforcuese. Këtu duhet të fokusohemi që të rrisim cilësinë e imunitetit të popullatës dhe të jetë bazë për zbutjen e mëtejme të masave”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI.

Shfuqizimi i kësaj mase duhet paraprakisht të diskutohet në Shtabin qendror koordinues, bashke edhe me dy masat tjera që paraprakisht i ka rekomanduar KSI, siç janë ajo për personat që e kanë kaluar virusin të marrin certifikatë me gjatësi prej 180 ditësh dhe gratë shtatzëna të kthehen në punë./TV 21


Shtuar më 2.03.2022 20:36

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino