Eksperti flet për çrregullimet e Putin: Ka elementë të sadizmit, thërret shpirtrat në Urale

Ervin Karamuço, ekspert i Kriminalistikës ka bërë një profilizim të Vladimir Putin gjatë emisionit Opinion.

Ai u shpreh se ka dyshime që Putin vuan nga një mbivendosje çrregullimesh, për shkak të traumave që ka kaluar në fëmijërinë e tij.

“Profilizimi i tij është që ky aktualisht vuan nga një mbivendosje çrregullimesh, traumash që ka kaluar që i vogël. Amerikanët thonë informacionin e ri sepse të vjetrin e kanë që nga 2005. Informacioni i vjetër është bërë publik në vitin 2011 dhe flet për një studim që është nga Pentagoni dhe ka kushtuar 350 mijë Dollarë”, tha Karamuço.

Në këtë studim, ekspertët kanë dalë në konkluzionin që ai mund të ketë sindromën Asperger.

“Pra është një spektër autik, por janë 30% skeptikë sepse duhet t’i bëjnë një test imazherik që shkon me skaner. Ka një traumë që është vënë re edhe nga dosjet e tij, të bullizmit. Ky edhe në dokumentet që ka pasur të KGB-së ka pasur këto pseudonimet, hollaku, vogëlushi, shëndetligu, i dobëti etj.

Dobësitë e veta ky i ka projektuar te Bashkimi Sovjetik dhe dha dorëheqjen nga KGB vetëm për këtë arsye sepse i ngjau si vetja dhe ish-Bashkimi Sovjetik. Të gjithë këtë e futi në një frustrim dhe për shkak të këtyre u mor me arte marciale dhe me fitimin e një karakteri të fortë.

Është i projektuar për të dalë i fuqishëm. Kemi elementë të sadizmit, rasti i Merkelit, i çoi qenin sepse e dinte që në ’95 Merkelin e kishte kafshuar një qen dhe në 2007 ia futi në zyrë për ta intimiduar dhe frikësuar e për t’i thënë që unë jam i pushtetshmi.

Ajo që janë frikësuar më së shumti amerikanët janë ritualet okulte që ai po kryen në malt Urale. Janë disa rituale që i bën së bashku me Ministrin e Mbrojtjes. Shamaniket vijnë si pasojë e fiseve indigjene të Siberisë.

Ai ka kohë, ka filluar të thërrasë shpirtrat, është diçka që ngjan si konspirative, por është shumë e vërtetë dhe për këtë janë të shqetësuar amerikanët dhe thonë që shikoni se çfarë po ndodh”, u shpreh Karamuço.


Shtuar 2.03.2022 10:11