Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u ka dërguar para pak minutave krerëve të grupeve parlamentare një projekt-rezolutë për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës dhe tëreësisë së saj territoriale.
Balla përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Postimi i plotë i Ballës:
KUVENDI I SHQIPËRISË���������I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS
DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.
Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme������, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë./albeu.com/