Kryeministri Edi Rama nga Skrapari ditën e sotme zbuti tonet me Presidentin Meta të cilin e konsideronte të rrjedhur dhe se nuk do të bënte kurrë më marrëveshje me të.
Pas kësaj deklarate të Ramës e cila po zbuste tonet dhe marrëdhënien, e interpretuar si “flirt” pas refuzimit të Bashës i është përgjigjur Presidenca.
Këshilltari i Metës, Tedi Blushi ironizon “kthesën” e Ramës duke deklaruar se nuk mund t’a blejë Metën.
Tedi Blushi: Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.
Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.
Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun. /albeu.com/