Shpërndanin “të bardhë” në Itali, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Parma pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Në pranga të policisë kanë rënë Leonardo Marku, lindur në vitin 22 vjeç dhe Aleks Abdyli  25 vjeç, që të dy pa dokumentacion të rregullt në shtetin fqinj.

Një pjesë e drogës që është kapur ishte paketuar dhe po bëhej gati për t’u shitur në treg.

Hetimet e karabinierëve kanë nisur, pasi banorët vendas kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme, për persona të dyshimtë, të cilët thuhej se shpërndanin drogë në zonë. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2021 16:11