FIFA dhe UEFA në bisedime për të pezulluar përfundimisht kombëtaren e Rusisë nga çdo kompeticion

BBC raporton se FIFA do të pezullojë Rusinë nga futbolli ndërkombëtar.

Kjo ende nuk është konfirmuar, por do të pasonte njoftimin nga disa shtete se do të refuzonin të luanin me një skuadër ruse.

FIFA është në bisedime të avancuara për pezullimin e plotë të Rusisë deri në njoftimin e mëtejshëm, sipas redaktorit sportiv të BBC, Dan Roan.

Organi qeverisës global i futbollit kuptohet se është duke punuar ngushtë me homologun e tij evropian UEFA dhe një njoftim pritet gjatë ditës së sotme.

Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të luajë në Euro 2022 për femra në Angli gjatë verës dhe Polonia do të marrë një biletë në play-off kualifikues për Kupën e Botës muajin e ardhshëm, një ndeshje që FA e Polonisë ka thënë se do ta bojkotojë.

Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga garat./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 16:39