Një makinë policia është aksidentuar dhe janë lënduar dy punonjës të policisë.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.
Ngjarja ka ndodhur në Lezhë teksa forcat e rendit, po ndiqnin një person të kërkuar.
Efektivët e plagosur janë transportuar për në spitalin rajonal.
Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku shërbimet e policisë kanë qenë ne ndjekje të një automjeti, me te cilin lëvizte një person i kërkuar për vjedhje./albeu.com/
