Epo tani është një qytetare e thjeshtë.
Një hajdut i i sprovuar nuk hezitoi të vidhte portofolin e ish-kancelares Angela Merkel, teksa ajo po bënte pazar në një supermarket.
Mësohet s engjarja ndodhi të enjten e kaluar edhe pse ish kancelarja ishte e shoqëruar nga truprojat e saj.
Sipas informacioneve të Bild, Merkel dyshohet se e kishte vendosur çantën në karrocën e saj. Në një moment pakujdesie, autori ka arritur t’i rrëmbejë çantën.
Truprojat e saj nuk mundën ta parandalonin vjedhjen.
67-vjeçarja Merkel iu drejtua personalisht një stacioni policie aty pranë në zonë për incidentin.