Megjithëse shumë më e madhe në numër dhe me armë të rënda, ushtria ruse nuk po mundet të depërtojë në thellësi të Ukrainës.
Raportet e ukrainasve thonë se deri më tani janë vrarë rreth 200 ushtarë ukrainas dhe mbi 3 mijë ushtarë rusë.
Gjithashtu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë, përfshi edhe inteligjencën amerikane dhe britanike tregojnë se rusët po hasin shumë vështirësi në Ukrainë.
Rezistenca e ukrainasve duket e fortë, ndërkohë që rusët po hasin mungesa në furnizime me ushqime dhe karburant.
Aktualisht, rusët po tentojnë të marrin Kievin duke synuar fillimisht rrethimin e tij. Forcat ruse ndodhen pak kilometra nga Kievi, ndërkohë që në jug kanë avancuar më shumë duke marrë tashmë qytetin e Melitopolit. Në në very-lindje janë përreth Kharkivit, kurse në lindje nuk shihet ndonjë avancim i dukshëm përtej linjës së kontaktit me rebelët pro rusë./albeu.com/