Rrethohet Rusia, forcat britanike zbarkojnë në Europën Lindore

Lufta në Ukrainë është në ditën e tretë të saj dhe vendet europiane po marrin masa për të kufizuar veprimtarinë e ushtrisë ruse në vende të tjera europiane.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë ajo që ka dërguar një numër të madh forcash ushtarake dhe armatimesh në Europën Lundore, ku përfshihen anijet luftarake të Marinës Mbretërore, trupat e Ushtrisë Britanike dhe Forcat Ajrore Mbretërore.

Anija HMS Trent ndodhet tashmë në Mesdheun lindor, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, me helikopterë dhe avionë të shumtë patrullimi.

Tanke dhe njësi të blinduara nga Mbretëria e Bashkuar dhe 1000 trupa kanë mbërritur në Estoni nga Gjermania.

Kjo do të thotë se forcat ushtarake britanike do të dyfishohen, pas vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 14:19