Juventus në kërkim për talente, sonte ndaj Empolit shikon futbollistin shqiptar

Fiks ditën e ndeshjes me Empolin del një lajm merkatoje për mesfushorin e Shqipërisë U21, Kristjan Asllani.

Një gazetë me baza në Torino, “Tuttosport”, shkruan se Juventusi do ta shikojë me kujdes lojtarin e Empolit.

Veç Asllanit, bardhezinjtë kanë në “lupë” edhe mbrojtësin Mattia Viti. Ai luan në qendër të prapavijës, me këmbën e majtë si Chiellini. / h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 11:53